Në ditën kur festoi ditëlindjen, një burrë nga Misuri mori lajmin se kishte fituar 100.000 dollarë në lotarinë me gërvishtje.
Upi ka shkruar se burri që s’iu bë i ditur identiteti hyri në dyqanin ku shiten tiketat dhe kërkoi një, me shpresë që do të kapte çmimin e madh.
“Ishte ditëlindja ime. Hyra dhe bleva dy bileta”, ka deklaruar ai, duke shtuar se nuk ia merrte mendja që paratë do t’i fitonte në datën e veçantë.
“Ajo thjeshtë thoshte: ‘Po bën shaka me mu”, ka thënë ai duke folur për reagimin e bashkëshortes së tij.
Fituesi ka bërë të ditur se paratë e çmimit do t’i çojë në një pushim familjar.
Artikuj të ngjashëm
-
Amerikani i fitoi 100.000 dollarë me tiketën e lotarisë që e mori për ditëlindje
-
Amerikani i fitoi tre milionë dollarë nga tiketa 30-dollarëshe
-
Këshillat e gjyshes bënë që amerikani të fitojë lotarinë
-
Amerikania bëhet milionere me loto
-
Amerikania fitoi 50.000 dollarë në lotari pas u inkurajua nga i dashuri të luante