Një burrë nga Michigan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) e ka fituar një çmim prej 100.000 dollarëve nga një lotari e shpejtë, në prag të ditëlindjes.
Upi ka shkruar të mërkurën se Safa Behnam, 45-vjeçar, luajti në lotarinë Michigan Lottery, por hiç s’e kishte menduar se do të ishte fituesi i kësaj premie. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që ka luajtur.
“Kam luajtur shumë lojën 500X Money Maker, duke shpresuar të fitojë një nga çmimet e mëdha prej 6 milionë dollarësh dhe më pas të skanoj një shans të dytë. Pashë emailin që erdhi nga lotaria ku thoshte se kisha fituar çmimin, por mendova se ishte mashtrim. Telefonova zyrën e lotarisë për të konfirmuar. Isha i tronditur”, është shprehur Behnam.
Ai është shprehur se me ato para planifikon të bëjë një pushim familjar në Meksikë.
“Çmimi nënkupton më pak stres dhe më tepër pushim e relaksim për mua dhe familjen time”, ka shtuar amerikani.
-
Amerikani i fitoi 100.000 dollarë me tiketën e lotarisë që e mori për ditëlindje
-
Amerikani i fitoi tre milionë dollarë nga tiketa 30-dollarëshe
-
Amerikani fiton lotarinë tre muaj pasi vajza “kapi” xhekpotin
-
Amerikania fitoi 50.000 dollarë në lotari pas u inkurajua nga i dashuri të luante
-
Shkoi të hante hamburger, por fitoi 200.000 dollarë në lotari