Qyteti Stockport, në veri të Anglisë, ka heroin e ri, një Spiderman lokal, i cili po i argëton fëmijët, të cilët po qëndrojnë mbyllur nëpër shtëpi shkaku i përhapjes së koronavirusit, njofton Reuters.
Jason Baird 34-vjeçar, mësues i arteve marciale u uniformua sikur heroi i Marvelit dhe nisi të bëjë akrobacione nëpër rrugë, ndërkohë që shumë fëmijë e përcjellin nga dritaret e shtëpive.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBaird, që la New-Yorkun për Stockportin e njohur për prodhim të kapelave, të mërkurën u ndal edhe në një shkollë fillore, duke bërë qëndrimin ikonik të Spidermanit.
Ai u pa të pozonte edhe me policët në rrugë.
