Në Los Angeles është shtruar qilimi i kuq për premierën e filmit të animuar, “Spider-Man: Across the Spider-Verse”. Të mbledhur për ta shënuar lansimin e filmit, aktorët të cilët huazuan zërat e tyre për personazhet ndanë edhe disa prej komenteve të tyre rreth filmit.
Aktori Brian Tyree Henry për gazetarët e pranishëm në premierë deklaroi se gjithëpërfshirja e shfaqur në “Spider-Man: Across the Spider-Verse”, është një veprim i vonuar, por i mirëpritur.
“Kjo është një familje me të cilën jam rritur. Është një familje e zakonshme dhe unë mendoj se të gjithë personat e gjinive të ndryshme duhet të ndihen sikur janë pasqyruar në këtë film. Mendoj se kjo është ajo që është e mrekullueshme për projektin tonë, sepse është kaq i gjerë dhe gjithëpërfshirës. E ka nga një hero për të gjithë”, ka thënë Henry, i cili në filmin e animuar e huazon zërin për babanë e Spider-Manit.
Filmi i fokusohet në raportin mes protagonistit, Miles, dhe nënës së tij. Pas ribashkimit me Gwen Stacyn, e personifikuar në film nga aktorja dhe këngëtarja Hailee Steinfeld, Spider-Mani shumë i dashur nga një lagje e Bruklinit katapultohet nëpër Multiverse, ku ai ndeshet me një ekip të personazheve të quajtur Spider-People, të cilët mision e kanë mbrojtjen e ekzistencës së tij. Por kur heronjtë fillojnë të kenë kundërshtime me njëri-tjetrin rreth mënyrës se si duhet trajtuar një kërcënim të ri, Miles e gjen veten në një pozitë të vështirë ku i duhet ta përcaktojë se çfarë do të thotë të jesh hero, në mënyrë që t’i shpëtojë njerëzit që i do më shumë.
“Të punoja në një dhomë me të duke mos e pasur këtë përvojë më parë me askënd, ishte vërtet e veçantë. Unë duhet ta ndaja kabinën me Issa Raen dhe Shea Whighamin dhe së bashku arritëm t’i realizojmë disa nga skenat e mia, jo vetëm të preferuara, por t’i krijojmë disa nga momentet më të rëndësishme të Gwenit, personazh ky të cilin e kam luajtur personalisht. Dhe për këtë gjë jam shumë mirënjohëse”, tha Hailee Steinfeld.
Aktori Shameik Moore – i cili e huazon zërin për personazhin kryesor në film – tha se një prej gjërave më të rëndësishme që e ka kuptuar nga personazhi i Milesit ishte që ta krijojë vetë historinë e jetës së tij, të jetë në kontroll të gjërave dhe të besojë në vete.
Në këtë vazhdim të projektit shumë të suksesshëm në arkat filmike janë bashkuar edhe disa aktorë të rinj, si Issa Rae, Jason Schwartzman dhe Daniel Kaluuya.
Edhe
“Spider-Man: Brand New Day”, publikohet traileri final i filmit të ri
“E dini, superheroi Spider-Man kishte një domethënie të madhe dhe të rëndësishme për mua si fëmijë”, tha Rae. “E kisha një lidhje të afërt me të. Ndihesha sikur ishte superheroi im personal”.
Krahas yjeve të lartpërmendur, zërat për personazhet e këtij filmi i kanë huazuar edhe aktorët e tjerë të Hollywoodit, si Oscar Isaac, Jake Johnson, Shea Whigham, Rachel Dratch, Jason Schwartzman, Daniel Kaluuya dhe të tjerë.
“Spider-Man: Across the Spider-Verse” ka filluar së shfaquri në Amerikë nga 2 qershori.