Është publikuar tashmë traileri final i filmit me të ri që zë vend në universin kinematik “Marvel”, “Spider-Man: Brand New Day”.
Kështu, shikuesit mund të kthehen në kohë dhe të ndjekin rrugëtimin e Peter Parker: nga fillimet e tij modeste te “Spider-Man: Homecoming”, te sfidat dhe vështirësitë e “Spider-Man: Far From Home” dhe te pasojat katastrofike të filmit “Spider-Man: No Way Home”.
Kanë kaluar katër vjet që kur kryepersonazhi, Peter (i luajtur nga Tom Holland), bëri sakrificën e madhe për të shpëtuar multiversin dhe bota ka harruar se kush është ai. Miqtë e tij, Ned Leeds (i luajtur nga Jacob Batalon) dhe MJ (e portretizuar nga Zendaya), kanë vazhduar jetën e tyre, ndërsa Peter i është përkushtuar plotësisht rolit të Spider-Manit. Si mbrojtës dhe superhero me kohë të plotë i New Yorkut, ai bie në kontakt me Frank Castle dhe përballet me Scorpionin; megjithatë, me shfaqjen e një kërcënimi të ri dhe evolucionin e fuqive të tij, asgjë nuk do të jetë më si më parë.
“Spider-Man: Brand New Day” është realizuar me regji të Destin Daniel Cretton dhe skenar të shkruar nga Chris McKenna, Erik Sommers dhe Stan Lee, ndërsa do të jetë në dispozicionin e publikut mbarë botëror duke filluar nga 31 korriku.
-
“Spider-Man: Brand New Day”, rikthimi i madh i heroit të famshëm
-
Tom Holland zbulon detajin e pazakontë që u desh të hiqej nga filmi i ri i Spider-Manit
-
Tom Holland pro kinemasë tradicionale
-
Tom Holland për “Odisenë”: Ky është shansi im i fundit për të luajtur rolin e një djali
-
Zendaya tregon çka i pëlqen te Tom Hollandi