Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Avengers: Doomsday” me Robert Downey Jr. në rolin e Doctor Doom

“Avengers: Doomsday” me Robert Downey Jr. në rolin e Doctor Doom

Studioja filmike “Marvel” e ka publikuar trailerin e parë të plotë për filmin e mbushur me superheronj, “Avengers: Doomsday”, duke ofruar një vështrim në kapitullin e ardhshëm të universit kinematografik të Marvelit.

Robert Downey Jr. është në qendër të vëmendjes në rolin e Doctor Doom, antagonistit kryesor në film.

Mes heronjve që rikthehen në ekran janë “Captain America” i luajtur nga Anthony Mackie (me Chris Evansin, që gjithashtu shfaqet me rol të vogël), “Thor” i portretizuar nga Chris Hemsworth, “Black Panther” e luajtur nga Letitia Wright, “Ant-Man” i luajtur nga Paul Rudd dhe “Yelena Belova” e portretizuar nga Florence Pugh, ndërsa në trailer paraqiten edhe heronjtë e “Fantastic Four” dhe disa personazhe nga filmat “X-Men”.

Filmi sjell pamje të një beteje që shtrihet në të gjithë multiversin, ku Avengers bashkojnë forcat me Fantastic Four dhe X-Men – përfshirë Magneton, për t’u përballur me Doctor Doom. Ai përfshin beteja në realitete të shumta, aleanca të reja mes personazheve dhe rikthimin e disa figurave të njohura, ndërsa zbulon shumë pak për ngjarjen kryesore të filmit – përveçse lë të kuptohet se veprimet e Doomit mund të rrezikojnë të ardhmen e gjithë multiversit.

“Avengers: Doomsday” vjen me regji të vëllezërve Anthony dhe Joe Russo, të cilët rikthehen me këtë projekt pas hitit të arkave filmike, “Avengers: Endgame”.

Filmi pritet të lansohet nëpër kinema më 18 dhjetor, ndërsa do të pasohet nga “Avengers: Secret Wars” në vitin 2027.