Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Spider-Man: Brand New Day” thyen rekorde, ndërsa “The Odyssey” bëhet filmi më i suksesshëm i Nolanit

“Spider-Man: Brand New Day”  dhe “The Odyssey”

“Spider-Man: Brand New Day” dhe “The Odyssey”

Filmi “Spider-Man: Brand New Day” po vazhdon dominimin në kinema, duke arkëtuar rreth 144.5 milionë dollarë vetëm në fundjavën e dytë në SHBA dhe Kanada, ka shkruar agjencia e lajmeve Associated Press.

Në vetëm 10 ditë nga premiera, filmi i “Sonyt” dhe “Marvelit” ka grumbulluar 1.67 miliardë dollarë në mbarë botën, prej të cilave 655.1 milionë dollarë në tregun amerikan dhe kanadez. Mbi 1 miliard dollarë janë siguruar tashmë jashtë SHBA-së.

“Brand New Day” u bë filmi me fitimet më të larta të vitit vetëm shtatë ditë pas premierës, duke kaluar “Toy Story 5”, i cili kishte arritur rreth 1.07 miliardë dollarë.

Edhe filmi i Christopher Nolan, "The Odyssey", po shënon një sukses të jashtëzakonshëm. Në fundjavën e katërt, filmi arkëtoi 31.5 milionë dollarë në SHBA dhe arriti në 1.1 miliard dollarë në mbarë botën.

Ky është filmi më i suksesshëm i Nolanit deri tani, duke kaluar “The Dark Knight Rises” me 1.08 miliardë dollarë, “The Dark Knight” me 1 miliard dollarë dhe “Oppenheimer” me 975 milionë dollarë.
“The Odyssey” ka vendosur gjithashtu rekord në IMAX, me 147.3 milionë dollarë të arkëtuara vetëm në ekranet IMAX në SHBA, duke u bërë filmi me fitimet më të larta në historinë e këtij formati.
Filmi pritet të ketë një tjetër shtysë të madhe pasi do të shfaqet në Kinë.

Edhe Zendaya refuzon të komentojë spekulimet për martesë me Tom Holland Showbiz Zendaya refuzon të komentojë spekulimet për martesë me Tom Holland

Suksesi i këtyre dy filmave ka ndihmuar që viti 2026 të jetë një nga vitet më të forta për kinematë që nga pandemia. 

Shitjet e biletave janë aktualisht 18.5 për qind më të larta se një vit më parë.

Deri tash, pesë filma kanë kaluar shifrën e 1 miliard dollarëve në arkëtime, më shumë se në çdo vit tjetër që nga 2019.

Ndërkohë, komedia romantike “One Night Only”, me Monica Barbaro dhe Callum Turner, ka debutur me 5.7 milionë dollarë, ndërsa “Super Troopers 3” ka arkëtuar 4 milionë dollarë.

Edhe Matt Damon në trailerin e ri të filmit të Christopher Nolanit Showbiz Matt Damon në trailerin e ri të filmit të Christopher Nolanit

10 filmat më të shikuar në SHBA këtë fundjavë

1.    “Spider-Man: Brand New Day”, 145 milionë dollarë
2.    “The Odyssey”, 31.5 milionë dollarë
3.    “One Night Only”, 5.7 milionë dollarë
4.    “Super Troopers 3”, 4 milionë dollarë
5.    “Toy Story 5”, 3.9 milionë dollarë
6.    “Minions & Monsters”, 3.5 milionë dollarë
7.    “Moana”,  2.8 milionë dollarë
8.    “Ice Cream Man”, 2 milionë dollarë
9.    “The Invite”, 717 mijë dollarë
10.    “CatVideoFest 2026”, 568 mijë dollarë