Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Zendaya tregon çka i pëlqen te Tom Hollandi

Tom Holland dhe Zendaya

Tom Holland dhe Zendaya

Foto: Associated Press

Aktorja e njohur, Zendaya, ka folur me admirim për bashkëshortin e saj, aktorin, Tom Holland, duke vlerësuar mënyrën se si ai e përfaqëson personazhin e Spider-Manit edhe jashtë ekranit.

“Gjëja që më pëlqen më shumë te Spider-Mani i Tomit është mënyra se si ai e përfaqëson këtë personazh edhe në jetën reale. Shumë njerëz lidhen me personazhin Peter Parker dhe Spider-Manin, sidomos fëmijët dhe të rinjtë”, ka thënë aktorja në një intervistë për Fandango’s Big Ticket, ka shkruar FemaleFirst.

Ajo ka shtuar se Holland e mban me shumë përkushtim përgjegjësinë që vjen me këtë rol.

“Ai e ka përballuar këtë peshë me shumë hijeshi dhe kujdeset sinqerisht për personazhin dhe për atë që ai përfaqëson për të tjerët”, ka thënë 29 vjeçja.

Ylli ka treguar se e admiron mënyrën se si Holland komunikon me fansat e rinj.

“Më pëlqen të shoh se si e bart figurën e Spider-Manit në jetën e përditshme”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, Holland ka folur më herët për vendimin e tij për të hequr dorë nga alkooli në muajin janar të vitit 2022. Aktori ka pranuar se konsumimi i alkoolit po ndikonte negativisht në jetën dhe karrierën e tij.

Edhe Tom Holland zbulon detajin e pazakontë që u desh të hiqej nga filmi i ri i Spider-Manit Showbiz Tom Holland zbulon detajin e pazakontë që u desh të hiqej nga filmi i ri i Spider-Manit

“Alkooli po më pengonte në jetën profesionale. Të jesh aktor dhe të jetosh vazhdimisht në vëmendjen e publikut mund të jetë stresuese, ndërsa alkooli vetëm sa e përkeqësonte situatën”, pati thënë ai për USA Today.

Holland ka theksuar se që nga momenti kur hoqi dorë nga alkooli, ndihet më i qartë, më i sigurt në vete dhe më i përgatitur për sfidat e përditshme.

“Tani zgjohem çdo ditë me mendje të kthjellët dhe ndihem shumë më i sigurt për atë që jam si person”, ka thënë aktori.