Lajmi se artistët Tom Holland e Zendaya janë martuar, u bë publik në tepihun e kuq të ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Actor Awards” (i njohur më parë si Screen Actors Guild Awards), ku stilisti i aktrors, Law Roach ka thënë për Access Hollywood se dasma tashmë është bërë, ka raportuar Variety.
VIDEO:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dasma ka ndodhur tashmë. Ju e keni humbur”, ka thënë ai.
Kur gazetari e pyeti: “A është e vërtetë?”, ai qeshi dhe konfirmoi: “Është shumë e vërtetë”.
Çifti i njohur u takua në vitin 2016 në xhirimet e filmit “Spider-Man: Homecoming”. Lidhjen e bënë publike në vitin 2021. Thashethemet për fejesë nisën vitin e kaluar, kur Zendaya u pa në “Golden Globe Awards” me unazë diamanti në dorën e majtë.
Më vonë, në vitin 2025, vetë Holland e konfirmoi fejesën, kur korrigjoi një gazetar që iu referua Zendayas si “e dashura” e tij.
Në një video që u shpërnda online, ai qeshi dhe sqaroi shkurt: “E fejuara.”
Tom Holland dhe Zendaya rikthyen rolet e tyre si Peter Parker dhe Michelle Jones Watson në “Spider-Man: Far From Home” dhe “Spider-Man: No Way Home”.
Ata do të ndajnë sërish ekranin në vitin 2026, fillimisht në muajin qershor me “Spider-Man: Brand New Day” dhe më pas në muajin korrik me “The Odyssey”, me regji të Christopher Nolan.
Çifti njihet për privatësinë e tyre dhe rrallë flasin publikisht për marrëdhënien. Megjithatë, ata kanë treguar se bashkëpunimi në punë është një nga anët më të bukura të lidhjes së tyre.
“Është një shpëtim i vërtetë. Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë. Kur je në set dhe regjisori të jep një vërejtje me të cilën ndoshta nuk je dakord, ose e di që as ajo nuk është shumë e kënaqur, mjafton ai shikimi i njohur mes nesh që thotë: ‘S’po pres dot ta diskutojmë këtë më vonë’”, pati thënë Holland në vitin 2024.
Ndërkohë, Zendaya ka treguar se ata u njohën gjatë një prove për rolet dhe se aktrimi përkrah partnerit të saj ndihet “çuditërisht komod”.
“Është si natyrë e dytë. Ndihesh më e sigurt me personin përkrah të cilit po luan. Më pëlqen të punoj me të. Është shumë i talentuar dhe shumë i përkushtuar ndaj asaj që bën. Ai jep gjithmonë një mijë për qind, edhe kur është i lodhur. E vlerësoj shumë këtë tek ai. Ndihet krejt normale”, pati thënë ajo për Vanity Fair në vitin 2025.