Është hera e katërt që çdo fundvit, klubi alpin “Prishtina” organizon ngjarjen “Superheronjtë në Pediatri”. Të premten e kaluar në skelet e klinikës pediatrike, stafi i alpinistëve filluan parapërgatitjet qysh në mëngjesin e ftohtë.
Fëmijët po shikonin nga dritaret duke mos kuptuar se çka po ndodh. Nuk ua merrte mendja se për pak çaste do takoheshin me më të dashurit e tyre.
Gashi tregon se qëllimi i këtij organizimi është rregullimi i ditës së fëmijëve që mjekohen aty.
“Pas atyre maskave të superheronjve, derdhen shumë lot”, - thotë Kristian Gashi.
Nuk kaloi shumë kohë kur alpinistët u veshën me rrobat e superheronjve dhe u ngjitën në çatinë e pediatrisë. Nga aty filloi lëshimi me litar për të gëzuar fëmijët.
Edhe
Superheronjtë sjellin buzëqeshje te fëmijët në Pediatri
Shfaqjen po e shijonin edhe shumë fëmijë të tjerë, që kishin ardhur enkas për të takuar heronjtë e tyre.
Një ndër më të preferuarit e të të vegjëlve ishte superheroi i serisë së filmave “Spiderman”. Batman nuk u kursye as për akrobaci gjatë performancës së tij.
Për këtë aktivitet u bashkuan shumë sponsorë.
Pjesë e shfaqjes ishte edhe Elvir Azizi, drejtor i përgjithshëm i Shërbimit spitalor klinik dhe universitar të Kosovës.
Edhe
1000 dhurata për fëmijët me kancer dhe ata autikë
Nuk ishte planifikuar vetëm lëshimi me litar. Pjesë e aktivitetit ishte edhe shpërndarja e dhuratave. Si për fëmijët që po mjekoheshin, gjithashtu edhe ata që erdhën vetëm për të përcjellur “Superheronjtë në Pediatri”.
Pasi që u shpërndanë dhuratat jashtë, klubi alpin “Prishtina” vazhduan shpërndarjen e dhuratave të përgatitur për fëmijët e pediatrisë, aty ku do takoheshin me superheronjtë e vërtetë.