Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Reklama

Gëzimi i Festave të Fundvitit në GALERIA Shopping Mall

Festat e fundvitit sjellin një atmosferë të veçantë të dashurisë, solidaritetit dhe përkujdesjes për të tjerët. Me këtë rast, GALERIA Shopping Mall në bashkëpunim me Kryqin e Kuq kanë vendosur të ndajnë gëzimin e festave me fëmijët me nevoja të veçanta dhe sfida të vështira shëndetësore!

Në një nismë të veçantë, GALERIA ka dhuruar mbi 200 dhurata për fëmijët në nevojë, me fokus në grupet e nevojshme si Klinikën e Onkologjisë dhe Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK, Down Syndrome Kosova, Qendra Rekreative për persona me Sindromën Down dhe Autizëm “DUJE”, Qendra Sociale “Concordia”, dhe HANDIKOS. Me shpresën se këto dhurata do të sjellin sado pak kënaqësi dhe ngrohtësi në festat e fundvitit, GALERIA Shopping Mall shpreh dëshirën e tyre që secili fëmijë të ndiejë dashurinë gjatë kësaj periudhe festive.

Image

GALERIA vazhdon të tregoj përkushtim të vazhdueshëm për të qenë një partner në nismat dhe projektet e ndryshme humanitare, duke shprehur dëshirën dhe vullnetin me misionin e ndërgjegjësimit dhe solidaritetin në shoqëri, dhe duke bërë thirrje për një përpjekje të përbashkët për të përmirësuar jetën e atyre që kanë më shumë nevojë.

Me urimin se të gjithë fëmijët në nevojë do te gëzohen për festat e fundvitit, qendra tregtare GALERIA Shopping Mall ua uron Vitin e Ri duke shpresuar që bukuria e këtyre festave të sjellë dashuri dhe shëndet për të gjithë.

Image

GALERIA e dëshirave tuaja!

*Artikull i sponsorizuar