Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rikthehen maskat në shkollat e mesme në Angli

Maska do të jenë të obligueshme në shkollat e mesme në Angli për të frenuar përhapjen e variantit Omicron, ka njoftuar Qeveria.

Gjashta sindikata të stafit të shkollave kanë lëshuar një kërkesë për veprim urgjent për të kufizuar përhapjen e virusit. Ato paralajmëruan se provimet kombëtare do të viheshin në rrezik pa masa të mëtejshme.

Deri më tani, Anglia është vendi i vetëm nga katër vendet e Britanisë ku maskat nuk rekomandoheshin për nxënësit në shkolla.

Shkollat në Angli do të hapen javën e ardhshme.

Artikuj të ngjashëm