Ka dështuar të mbahet seanca ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e të dashurës së tij argjentinase, në gusht të vitit 2023 në Fushë-Kosovë. Seanca u shty me propozim të mbrojtjes së të akuzuarit, pasi kërkoi që të dëgjohet si dëshmitare edhe doktoresha, e cila ia pati dhënë ndihmën e parë viktimës, deri në Emergjencë
Familja e argjentinases së vrarë më 2023 në Fushë-Kosovë ishte gati që përmes lidhjes online të merrte pjesë në seancë, por ajo nuk u mbajt të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Për vrasjen e shtetases së huaj me inicialet M.K.U. dyshohet i dashuri i saj, Endrit Nika.
E me kërkesë të mbrojtësit të tij, seanca u shty. Avokati Drilon Imeri propozoi që në cilësinë e dëshmitares të dëgjohet edhe doktoresha e autoambulancës së rastit, Blerina Gashi.
“Deklarata shkurt...”, ka thënë Drilon Imeri - avokat i të akuzuarit.
Propozimin e mbrojtjes nuk e kundërshtoi prokurori Armend Hamiti.
“Deklarata shkurt...”, ka thënë Armend Hamiti - prokuror i rastit.
Por kundërshti pati nga mbrojtësi i palës së dëmtuar, avokati Betim Shala.
“Deklarata shkurt...”, ka deklaruar Betim Shala - avokat i palës së dëmtuar.
Endrit Nika akuzohet se pas një mosmarrëveshjeje me viktimën M.K.U., fillimisht e goditi në mënyrë të vazhdueshme e më pas tentoi edhe ta shkelte me veturë në parkingun e një hoteli në Fushë-Kosovë.
Po sipas aktakuzës, Nika ushtroi dhunë ndaj viktimës edhe në dhomë, derisa në një moment e hodhi atë nga dritarja e katit të gjashtë të hotelit ku po qëndronin.
Nika ngarkohet me veprën penale “Vrasje e rëndë”.
Në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur më 28 maj të këtij viti, i akuzuari është deklaruar i pafajshëm.