Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Apeli kthen në rigjykim rastin e argjentinases

Endrit Nika

Endrit Nika

Gjykata e Apelit të premten ka vendosur ta kthejë në rigjykim vdekjen e argjentinases Maria Clara Urdangaray, duke konstatuar shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale nga Gjykata Themelore në Prishtinë. 

Në shkurt të këtij viti, Gjykata Themelore në kryeqytet e dënoi me 18 vjet burgim Endrit Nikën për vrasjen e të dashurës argjentinase në një hotel në Fushë-Kosovë në gusht të 2023-tës. Sipas aktakuzës, Nika ushtroi dhunë ndaj viktimës edhe në dhomë, derisa në një moment e hodhi atë nga dritarja e katit të gjashtë të hotelit ku po qëndronin.

Megjithatë, në vendimin e Apelit thuhet se shkeljet e gjetura janë të pakapërcyeshme dhe rasti duhet të kthehet në rigjykim. Ndër të tjera, shkalla e dytë ka thënë se duhen dëgjuar edhe disa dëshmitarë shtesë.

Ndërkohë, për ankesën e palës mbrojtëse për rritjen e dënimit ndaj Nikës, Apeli ka konstatuar se kërkesa tani për tani është “jolëndore”.

Aktgjykimi i plotë