Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

18 vjet burgim Endrit Nikës për vrasjen e të dashurës argjentinase

Endrit Nika

Endrit Nika

(E përditësuar 09:43) - Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 18 vjet burgim Endrit Nikën për vrasjen e të dashurës argjentinase Maria Calara Urdangaray në një hotel në Fushë-Kosovë më 1 gusht 2023.

Nika akuzohej për “Vrasje e rëndë”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

VIDEO:


Nis seanca për shpalljen e aktgjykimit ndaj Nikës që akuzohet për vrasjen e të dashurës argjentinase

Ka nisur seanca për shpalljen e aktgjykimit ndaj të akuzuarit Endrit Nika, i cili akuzohet për vrasjen e të dashurës argjentinase Maria Calara Urdangaray.

Në sallën e gjykimit janë të pranishëm familjarët e Maria Clara Urdangaray. Me vete patën edhe fotografi të së ndjerës.

Prezent janë edhe familjarët e të akuzuarit Nika.

Endrit Nika akuzohet se pas një mosmarrëveshjeje me viktimën Maria Clara Urdangaray, fillimisht e goditi në mënyrë të vazhdueshme e më pas tentoi edhe ta shkelte me veturë në parkingun e një hoteli në Fushë-Kosovë.

Po sipas aktakuzës, Nika ushtroi dhunë ndaj viktimës edhe në dhomë, derisa në një moment e hodhi atë nga dritarja e katit të gjashtë të hotelit ku po qëndronin.

Nika ngarkohet me veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur më 28 maj të vitit të kaluar, i akuzuari është deklaruar i pafajshëm.

Nëna e argjentinases që u vra nga Endrit Nika: Clara e mori drejtësinë, faleminderit Kosovë

1 o. më parë / 19 shk 2026 10:00
Magdalena Urdangaray

Magdalena Urdangaray, nëna e Claras, vajzës argjentinases që u vra nga Endrit Nika

Magdalena Urdangaray, nëna e Maria Clara Urdangaray, ka thënë se vajza e saj e mori drejtësinë dhe për këtë falënderoi institucionet e drejtësisë së Kosovës.

Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi me 18 vjet burgim Endrit Nikën për vrasjen e të dashurës argjentinase më 1 gusht 2023 në një hotel në Fushë-Kosovë.

Pas shpalljes së aktgjykimit të enjten, Magdalena u shpreh se gjithmonë kanë besuar në drejtësinë e Kosovës.

“Përkundër të gjitha vështirësive, ka qenë e vështirë nga fillimi për ta rikthyer... por ne gjithmonë kemi besuar në drejtësinë e Kosovës. E vlerësojmë shumë punën e prokurorit që gjithmonë është përpjekur ta zbulojë të vërtetën. Dhe sot e ka dëshmuar me të gjithë provat. Klara e ka marrë drejtësinë.  Faleminderit Kosovë, faleminderit gjithë shoqërisë që na mbështetën”, ka thënë ajo në lot dhe duke mbajtur flamurin e Kosovës në duar.

Magdalena deklaroi se asgjë nuk mund t’i ngushëllojë për vdekjen e vajzës.

“Ajo vazhdon të jetë e vdekur, asgjë nuk mund të na ngushëllojë dhe ai vazhdon të jetojë. Vajza jonë mbeti e vdekur në formë më brutale”, përfundoi nëna e Claras.

VIDEO:

VIDEO: "Gracias Kosova"