Kriza buxhetore në Prishtinë ka nxitur valë të re akuzash mes Vetëvendosjes dhe LDK-së. Secila parti fajëson tjetrën për bllokimin e mjeteve financiare të kryeqytetit.
Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje fajësuan kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, e ata të Lidhjes Demokratike kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për krizën buxhetore me të cilën përballet kryeqyteti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIsh-shefi i asamblistëve të Vetëvendosjes, Gëzim Sveçla, se Komuna e Prishtinës i ka kaluar të gjitha afatet administrative dhe ligjore për ta miratuar buxhetin dhe se buxheti i Kosovës është miratuar në Kuvend pa e përfshirë atë të Prishtinës.
Narracioni i ngritur për bllokadë, nuk është fare i vërtetë dhe duhet thënë se të vetmit bllokues të buxhetit të Prishtinës janë Përparim Rama, Lidhja Demokratike dhe lideri i saj Lumir Abdixhiku. Ne kemi qenë të qartë që nga fillimi, partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës nuk kanë dashur ta miratojnë buxhetin e Prishtinës.
E asamblisti i Vetëvendosjes, Egzon Azemi, tha se LDK-ja me PDK-në i kanë futur ndërmarrjet në borxhe dhe tani përballen me krizën për buxhetin.
“Komplet ndërmarrjet publike që menaxhohen nga PDK dhe LDK janë buzë falimentimit. E vetmja ndërmarrje që menaxhohet nga Lëvizja Vetëvendosje as nuk ka problem me paga, as nuk ka problem me buxhet e as nuk ka borxhe”, ka thënë Azemi.
E kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka akuzuar Vetëvendosjen për hakmarrje politike ndaj qytetarëve.
Prishtina nuk i kërkon paratë e Qeverisë, prandaj nuk i duhet asnjë votim në Kuvend. Prishtina i kërkon paratë e veta; plot 35 milionë euro taksa komunale e grant, që i janë plaçkitur nga bllokuesit për hakmarrje të pastër politike. Prishtina nuk i kërkon as paratë e vitit 2026, por të këtij viti që ka tashmë buxhet; jemi ende në vitin 2025.
Shkaku i vonesave në vendimmarrje nga kuvendet komunale, buxheti i Prishtinës, ai i Gjilanit dhe buxheti i Zubin-Potokut nuk janë përfshirë në buxhetin e Kosovës të 2025-s. Kjo nuk u bë as pas miratimit të tyre nëpër komuna, meqë thuajse gjatë gjithë vitit Kosova ka funksionuar pa Kuvend, shkaku i ngërçit politik të krijuar pas zgjedhjeve nacionale të shkurtit.