Me aktivitete të ndryshme është shënuar ditëlindja e 18-të e Pavarësisë së Kosovës. Manifestimet kanë nisur me ngritjen e flamurit në oborrin e Qeverisë, e më pas është vazhduar me homazhe nga krerët shtetërorë.
Me ceremoni shtetërore është ngritur flamuri i Kosovës, në oborrin e Qeverisë në ditëlindjen e 18-të, të Kosovës.
Presidentja Vjosa Osmani, derisa ka uruar përvjetorin e Pavarësisë, ka thënë se 17 Shkurti është ditë, ku të gjithë bëhen bashkë për të nderuar ata që dhanë jetën për liri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sakrifica ka qenë shekullore, kanë qenë breza të tërë që kanë dhënë gjithçka që sot ta gëzojmë shtetin e Kosovës. Shprehim respektin e thellë për presidentin historik Ibrahim Rugova, sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë ata që dhanë jetën që ne ta gëzojmë shtetin tonë”, tha Osmani.
Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova e kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, thanë se pavarësinë e nderojnë duke punuar me institucione funksionale të cilat funksionojnë me integritet e profesionalizëm.
“Kosova po rritet, po rritet numri i viteve të pavarësisë, po rritet numri i njohjeve të shtetësisë, po rritet ekonomia e vendit, po rritet mirëqenia e qytetarëve, po rritet fuqia e shtetit. Para 18 vjetëve lindi pavarësia e Republikës së Kosovës, por lindi e pjekur, meqenëse shumë breza të veprimtarëve, mbarë populli ynë me gjenerata të panumërta, kanë kontribuar e janë sakrifikuar që ne të jemi të lirë dhe të pavarur, të kemi shtet demokratik dhe sovran”, tha Kurti.
“Sot, por edhe çdo ditë tjetër, kujtojmë me nderim dhe respekt të gjithë ata që dhanë jetën e tyre për pavarësinë që ne sot e gëzojmë. Pra, dëshmorët e kombit dhe martirët. Por po ashtu nderojmë edhe figurat e larta që kontribuuan në rrethana dhe periudha të ndryshme për çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës. Pavarësinë e nderojmë nëse punojmë me institucione funksionale që funksionojnë me integritet dhe po ashtu me profesionalizëm”, tha Haxhiu.
Krerët shtetërorë aktivitetet në shënim të përvjetorit të 18-të të Pavarësisë i vazhduan në Prishtinë e Prekaz.
Bënë homazhe te Monumenti i të Pagjeturve dhe te Memoriali i Fëmijëve të Vrarë, te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, e te monumenti “Heroinat”.