Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Studenica sjell punimet e realizuara në teknikën filigran në letër

Gruaja është kryefjalë e secilës vepër arti.

Tridhjetegjashtë veprat e Mimoza Studenicës, të përmbledhura në ekspozitën “Gruaja”, janë realizuar në mënyrë unike.

Artistja dallohet me teknikën e veçantë të punës, filigran në letër, dhe secila vepër i ka marrë më shumë se një muaj kohë për finalizim, raporton “Express” i KTV-së.

Portrete reale dhe imagjinare shumëngjyrëshe, të formësuara nga letra, e përbëjnë ekspozitën e dytë personale të artistes.

Nga audienca, artistja u vlerësua sidomos për teknikën e veçantë, me të cilën i ka realizuar veprat.

Ekspozita “Gruaja” do të jetë e hapur për një muaj në “Shtëpinë e Evropës” dhe veprat e artit janë në shitje.