Sot, në orën 11:00 në Qendrën Kulturore Informative të BE-së (EUICC) , hapet ekspozita e e fotografisë “Të rinjtë për trashëgiminë”.
Në këtë ekspozitë, transmeton Koha.net , do të prezantohen fotografitë më të mira të realizuara nga nxënësit e katër shkollave fillore të Kosovës gjatë punëtorisë dy ditore të fotografisë, organizuar në Novobërdë dhe Graçanicë më 16 dhe 17 dhjetor të vitit 2017.
Në dy ditët e këtij aktiviteti nxënësit kanë vizituar edhe dy lokalitete të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Kosovë: Kalanë e Novobërdës dhe Parkun Arkeologjik Ulpiana, ku njëherësh edhe janë realizuar fotografitë e ekspozuara. Përtej njohjes me fotografinë dhe një pjese të trashëgimisë kulturore të Kosovës, fëmijët e komuniteteve të ndryshme kanë pasur mundësi të njihen mes tyre duke investuar në të ardhmen pa paragjykime pavarësisht të kaluarës në konflikt. Shkollat fillore pjesëmarrëse në këtë aktivitet janë: “Ditët e Minatorit” në Kishnicë, “Kralj Milutin” në Graçanicë, “Dositej Obradovic” në Prekovc dhe “Minatori” në Novobërdë.
Ky projekt është mbështetur nga Ambasada Britanike në Prishtinë si pjesë e programit “Promovimi i integrimit social dhe pajtimit në Kosovë” dhe është implementuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim – IOM në bashkëpunim me Institutin Columbus në Prishtinë. Në hapje të ekspozitës do të marrin pjesë përfaqësues të IOM-it në Prishtinë dhe znj. Chablize Stoner nga Ambasada Britanike në Kosovë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 30.01.2018.
-
Hapet ekspozita “Të rinjtë për trashëgiminë”
-
“Të rinjtë për trashëgiminë” për tejkalimin e paragjykimeve ndëretnike
-
“23 fotografi për 23 vjet çlirim” ballafaqon qytetarët me Prishtinën e moçme
-
Dita e Monumenteve bashkon fëmijët për njohjen e trashëgimisë kulturore
-
Shëtitje nëpër monumente me imazhe – thirrje për trashëgiminë kulturore