Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Rita Ora në Kosovë me mision për gratë e dhunuara gjatë luftës

Prishtinë, 8 prill – Pa u bërë dy javë prej kur ka bërë të ditur se si do t’i ndihmojë të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë kohës së luftës në Kosovë, Rita Ora ka mbërritur në vendlindje. Në mbrëmjen e së hënës këngëtarja me nam botëror ka aterruar në Aeroportin e Prishtinës.

Dy vetura janë kujdesuar që ekipi i saj të udhëtojë drejt një hoteli luksoz në kryeqytet. Ora, e cila ka dalë nga zona “VIP” e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari” nuk është paraqitur fare para mediave. Pos kësaj, askush nga udhëheqësit shtetërorë apo ndonjë person tjetër publik nuk ka qenë i pranishëm për ta pritur. Zëri i saj është dëgjuar tek ka dalë nga terminali, vetëm duke i përshëndetur në shqip, stafin që e ka pritur. Por ajo është në Kosovë, për t’u dhënë zë grave që përjetuan tmerr dy dekada më parë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këtë rast Ora është duke luajtur rolin e saj si Ambasadore Nderi e Kosovës, titull ky të cilin ia kishte dhënë ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, qysh nga viti 2002, për t’ia dorëzuar në Londër në korrik të vitit 2015.

Përderisa ka lansuar linjën e çantave, Ora kishte treguar se është krenare që është nga Kosova dhe që është ambasadore e shtetit më të ri në Evropë.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")