Një interpretim të fuqishëm, ka pasur tenori i skenave botërore Ramë Lahaj. Dhe kjo mund të konfirmohet qoftë edhe në pak sekonda xhirime, dërguar KOHË-s. Mjeshtri i këndimit lirik, ka pushtuar të enjten mbrëma amfiteatrin “Milenium” në Dubai me “Zërin e Kosovës së pavarur”, siç është titulluar koncerti.
Në repertor, siç shihet në njërën prej videove, ka pasur edhe “Rrjedh në këngë e ligjërime” të Faim Ibrahimit, kënduar dikur prej Vaçe Zelës, dhe interpretimi i Lahajt e ka çuar publikun në këmbë.
Koncerti i tij u mbajt në kuadër të ekspozitës botërore ”EXPO 2020 Dubai”, ku Kosova u paraqit për herë të parë.
Artikuj të ngjashëm
-
Tenori Ramë Lahaj gati për prezantimin e Kosovës në Dubai
-
“Zëri i Kosovës së pavarur” me Ramë Lahajn më 17 shkurt në Dubai
-
Ramë Lahaj me miq ia japin Prishtinës madhështinë e skenave botërore
-
“Rame Lahaj & Friends” me muzikën e mesazheve të paqes
-
“Rame Lahaj & Friends” e kthen ndjesinë e koncerteve operistike në kryeqytet