Kulturë

Tenori Ramë Lahaj gati për prezantimin e Kosovës në Dubai

Descriptive Text

Në amfiteatrin “Milenium” në Dubai po bëhen përgatitjet e fundit për ngjarjen e organizuar nga Kosova.

Aty pas pak (18:30, sipas kohës në Kosovë), do të mbajë koncert tenori shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj. Me Lahajn në koncert do të jetë edhe sopranoja Ulpiana Aliaj dhe do të shoqërohen në piano nga Ugo Mahieux.

Për herë të parë Kosova po prezantohet në ekspozitën botërore ”EXPO 2020 Dubai” në mesin e 192 shteteve nga i gjithë globi.

Pos koncertit të Lahajt, që titullohet “Zëri i Kosovës së pavarur”, atje është prezantuar me koncert formacioni i ansamblit kombëtar të këngëve dhe valleve “Shota”.

Image

Koncerti i ansamblit kombëtar të këngëve dhe valleve “Shota”, në Dubai (Foto: Arben Llapashtica)


Në “EXPO 2020 Dubai”, të enjten, Kosovën e ka prezantuar ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Siç shihet në videot e dërguara nga kameramani i KOHËS, Arben Llapashtica, salla ku do të mbahet koncerti i Lahajt, është veshur me ngjyrat e flamurit të Kosovës, e cila sot feston 14-vjetorin e pavarësisë.