Për herë të parë Kosova po prezantohet në ekspozitën botërore ”EXPO 2020 Dubai” në mesin e 192 shteteve nga i gjithë globi.
Për t’i dhënë edhe më shumë vlerë kësaj paraqitjeje, tenori shqiptar i skenave ndërkombëtare, njëherësh dhe ambasadori i Kulturës, Ramë Lahaj, do të mbajë koncert në Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, më 17 shkurt, në amfiteatrin “Milenium” në Dubai. “The Voice of Independent Kosova” (Zëri i Kosovës së pavarur), titullohet ngjarja.
Njoftimin e ka bërë të enjten ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila ka shkruar se Qeveria e Republikës së Kosovës e përfaqësuar nëpërmjet Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në koordinim me ministritë e tjera, ka marrë të gjitha masat që Kosova të prezantohet në formën më dinjitoze duke sjellë në pah potencialet dhe vlerat më të mira të kombit.
Me Lahajn në koncert do të jetë edhe Ulpiana Aliaj dhe do të shoqërohen në piano nga Ugo.
“Të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët tanë në Kosovë, që duan të jenë pjesë e kësaj feste, ftohen t’i marrin biletat falas për të hyrë në ‘EXPO 2020 Dubai' më 17 shkurt 2022. Ndërsa ceremoninë zyrtare të intonimit të himneve, e ngritjes së flamurit tonë, fjalimet përshëndetëse dhe paraqitjen e ansamblit kombëtar të këngëve dhe valleve ‘Shota’, mund t’i ndiqni prej orës 16:00 (13:00 - zona kohore e Kosovës), në të njëjtën ditë 17 shkurt, në Al Was Plaza në Dubai”, shkruhet në njoftim. Më herët, “Shota” për 17 shkurt, kishte paralajmëruar koncert të përbashkët me Ansamblin e Valleve dhe Këngëve Popullore të Shqipërisë.
Lahaj kishte mbajtur koncert në Prishtinë vitin e kaluar. Ai e mbajti më shkurt koncertin, pasi njoftoi se i ka vdekur nëna. Këtë e tha para publikut, duke theksuar se nuk e interpretoi as një të tretën e programit.
“Ju kërkoj falje që duhet me mbyll më herët. As 1/3 e koncertit nuk ishte, sepse dy orë para koncertit ka ndërruar jetë personi më i dashur për mua, nëna, por s’desha ta anuloj”, kishte deklaruar ai.
Lahaj kishte mbajtur koncert në Prishtinë vitin e kaluar.
Ai e mbajti më shkurt koncertin, pasi njoftoi se i ka vdekur nëna.
Këtë e tha para publikut, duke thënë se nuk e interpretoi as 1/3 e programit.
“Ju kërkoj falje që duhet me mbyll më herët. As 1/3 e koncertit nuk ishte, sepse dy orë para koncertit ka ndërruar jetë personi më i dashur për mua, nëna, por s’desha ta anuloj”, deklaroi ai.
