Është ora 17:00, një pasdite e fundkorrikut në Prishtinë dhe ky grup i vogël i çiklistëve është mbledhur në lagjen “Ulpiana”.
Pas përfundimit të orarit të punës, ata dalin me biçikleta dhe bëjnë xhiro në rrugët e kryeqytetit dhe në vende periferike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMes trafikut të dendur në kryeqytet, këta anëtarë të grupit “Marakli t’biciklave”, kanë vendosur të përshkojnë rrugën nga lagjja “Ulpiana” deri në qytetin e Fushë-Kosovës.
Pasioni i tyre për çiklizëm sfidohet nga rreziku i shpejtësisë së veturave dhe shtigjeve joadekuate për biçikleta, raporton KOHA .
Ngasja e biçikletës, sidomos nëpër rrugët e kryeqytetit, është tejet sfiduese për sigurinë e tyre, thonë anëtarët e grupit “Marakli t’biciklave”.
Ky grup i çiklistëve ka kohë që mblidhet për të diskutuar rreth pasionit dhe problemeve të përbashkëta.
Grupi “Marakli t’biciklave” funksionon tash dy vjet, derisa çiklizmi në Kosovë vazhdon të mbetet sport i pëlqyer, me gjithë rrethanat joadekuate.