Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Muzeu për Krimet e Luftës 1998-1999” mbetet vetëm ide

Komuna e Prishtinës së paku deri më 2019 nuk do ta bëjë asnjë hap për ta çuar përpara projektin për institucionin muzeor që do t’i dokumentojë krimet e luftës në Kosovë. Një muze të tillë vendi nuk e ka tash 20 vjet pas përfundimit të luftës.

Tre muaj më parë qe paralajmëruar vrullshëm konkretizimi i kësaj nisme. Tri lokacione kanë qenë në shqyrtim për t’i bërë vend muzeut që u propozua me emrin “Muzeu për Krimet e Luftës 1998-1999”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ideator i projektit është analisti e studiuesi Shkëlzen Gashi. Strehimorja që gjendet në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë qe përmendur si opsioni më i mundshëm. Tash gjërat janë më të paqarta edhe sa i përket projektit e edhe lokacionit.

Pos kësaj, sipas paralajmërimeve të Komunës së Prishtinës, Muzeu nuk do të titullohet kësisoj, ndërkaq përcaktimi i lokacionit të këtij institucioni muzeor nuk do të ndodhë brenda këtij viti... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)