Metal United World Wide (MUWW) II, koncerti me famë botërore, që organizohet në 70 shtete, e përfshin mbi 300 bende të ndryshme rock e heavy metal, organizohet për herë të dytë në Kosovë. Në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, Metal United World Wide II është pjesë e 20 aktiviteteve kulturore, sportive e inovative për përkujtimin e 20 vjetorit të çlirimit të qytetit të Prishtinës.
Kjo ngjarje e veçantë e rock dhe heavy metal muzikës do të organizohet të Shtunën, më 15 qershor 2019 nga ora 17:00, në Amfiteatrin e Pishinës së Gërmisë, e ku do të performojnë:
- Eugent Bushpepa, nga Tirana
- Sunchair nga Dusseldorf
- Jericho nga Prishtina
Edhe
Prishtina nikoqire e festivalit që mbahet në të njëjtën kohë në 70 vende të botës
- Harmed nga Budapest, si dhe
- bendet 4x4, Land of Confusion, Frisson, Krieg, Sotap dhe Shlem, nga Prishtina.
Metal United World Wide (MUWW) ka filluar të organizohet që nga viti 2014 në Australi. Nga viti 2018, në kuadër të MUWW mbahen koncerte të llojit të njëjtë në të gjithë botën, në të njëjtën datë, të identifikuar me të njëjtin flamur.
Rockuzinë për herë të dytë ka vendosur Kosovën në hartën e MUWW, ku muzika rock e heavy metal bashkon bende, fansa, organizatorë dhe media duke krijuar një ndenjë të komunitetit që tërheq vëmendjen e të gjithëve.
Edhe
Fëmijët e prekur nga leukemia përfitojnë nga festivali i rokut në Prishtinë
30% e të hyrave nga biletat do të dhurohen për fëmijët e prekur nga sëmundja e leukemisë, përmes Cure2Children Kosove. Çmimi i biletës është 5 euro, ndërsa në hyrje kushton 8 euro. Biletat për koncertin MUWW II mund të blihen në:
Rockuzinë (Prishtinë), Dit' e Nat' (Prishtinë), MIQT Pub (Prishtinë), Deck (Prishtinë), Check in Bar Ferizaj (Ferizaj), BarAca (Prizren), MuseumPub (Mitrovicë), Bar "Hardhia" (Rahovec), Diesis Music Hall (Tiranë).
