Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Lexim filozofik i arkitekturës” − hapje në diskursin e brishtë

Libri i Astrit Salihut “Lexim filozofik i arkitekturës” është një kontribut direkt në investigimin kritik të arkitekturës dhe njëherësh edhe në filozofinë e arkitekturës, marrë parasysh se përgjatë gjithë historisë filozofët nuk janë marrë sa duhet me arkitekturën ashtu siç janë marrë me format e tjera artistike, si për shembull me pikturën dhe literaturën. Në anën tjetër, arkitektët qysh herët janë frymëzuar nga idetë dhe vlerësimet filozofike mbi artin, si dhe dijen dhe vlerën artistike, duke i përvetësuar ato si udhëzues për rafinimin teorik dhe krijues/praktik të arkitekturës. Pra, për aq sa filozofia e furnizoi teorinë e arkitekturës me nocione, postulate e material tjetër bazë të dijes teorike, arkitektët krijuan një traditë të teorizimit që u zhvillua përbrenda qarkut të tyre vetjak, shkruan sot Koha Ditore.

Në një nga vështrimet në kapitullin e fundit të librit “Antipoetika e arkitekturës”, autori vë në pah se “shekulli Deluzian” siç e kishte deklaruar Foucault këtë shekull që po e jetojmë (përkatësisht, shekullin e teknologjisë së informimit dhe shoqërive të kontrollit), prek detyrimisht tendencat e reja në arkitekturë; se qëndrimet e Foucault mbi hapësirën dhe pushtetin ofrojnë një shteg për shpjegim të ndryshimeve paradigmatike në arkitekturë.

Është fjala për atë se si organizohet dhe si konceptohet hapësira në kontekstin e trysnisë së pushtetit dhe në këtë diskutim autori vëren saktësisht atë që tashmë besoj të gjithë e nuhasim në kushtet e Kosovës: se konfigurimi i shoqërive të reja është krejtësisht i pasqyruar në shprehjet arkitektonike; se trajta që merr funksioni i shoqërive të reja (dhe këtu bëhet më shumë fjalë për vendet e përparuara) përvijohet edhe në trajtën e re arkitektonike në paradigmat e reja arkitektonike. Diferenca në rastin e Kosovës qëndron në pozicionimin e saj joparadigmatik ku arkitektura është konceptuar si komoditet që tregtohet; ku arkitektët (për t’ia konfirmuar Foucault) duket sheshit që nuk janë zotërues të hapësirës dhe, për më tepër, duket se janë okej me këtë konstatim. /Florina Jerliu

Image

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore.