Kulturë

Disa shtete bojkotojnë “Eurovisionin” sherri i Izraelit

Yuval Raphael e Izraelit në edicionin e vitit 2025

Yuval Raphael e Izraelit në edicionin e vitit 2025

Foto: Associated Press

Irlanda, Spanja, Holanda dhe Sllovenia do ta bojkotojnë edicionin e vitit të ardhshëm të “Eurovisionit”, pasi Izraelit iu lejua të garojë edhe një herë.

Ato ishin në mesin e një numri shtetesh që kanë bërë thirrje për përjashtimin e Izraelit për shkak të luftës në gazë dhe akuzave për shkelje të praktikave të votimit.  

Por Izraelit do t’i lejohet të garojë në Garën Evropiane të Këngës, kanë vendosur transmetuesit.

Pavarësisht thirrjeve për votim mbi pjesëmarrjen e Izraelit, pjesëmarrësit në mbledhjen e transmetuesve të “Eurovisionit” kanë miratuar disa rregulla të reja për të mbrojtur integritetin e garës.

Transmetuesi holandez, “Avrotros”, ka njoftuar menjëherë bojkotimin e garës së vitit të ardhshëm, që do të mbahet në Vjenë në maj.

Edhe transmetuesi spanjoll, RTVE, ka bërë të ditur se ka qenë qëndrim i mëhershëm se Spanja do të tërhiqet sapo që Izraeli të konfirmohet si pjesëmarrës.

Pritet që edhe Islanda të tërhiqet.