OJQ “ETEA” dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës kanë hapur minibibliotekën në Kampusin Universitar të Prishtinës.
Drejtori i ETEA-s, Agron Ahmeti, tha se kanë rifilluar punën me hapjen e minibibliotekave të lagjeve pas sulmeve që u janë bërë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi tregoi se kjo është minibiblioteka e 7-të që po hapet dhe gjithsej 12 minibiblioteka do të hapen këtë muaj.
“Sot jemi në hapjen e minibibliotekës së 7-të me radhë këtu në oborrin e Kampusit Universitar. Minibibliotekat, shumica po funksionojnë, fatkeqësisht kemi pasur disa probleme në javët e kaluara në “Bregun e Diellit” dhe në “Lagjen e Spitalit”, të cilat kanë shkaktuar pezullim të procesit deri sa jemi marrë vesh që ato të zhvendosen në vende më të sigurta. Gjithsej do të hapen 12 minibiblioteka brenda këtij muaji”, tha Ahmeti, raporton EO.
Të tilla minibibloteka që u vendosën në lagje të kryeqytetit janë thyer më parë derisa ato janë vendosur nga organizata, me qëllim që gratis qytetarët të marrin libra, t’i lexojnë e kthejnë aty, e edhe të shtojnë libra të rinj në to.