Një minibibliotekë që ishte vendosur në kampusin e Universitetit të Prishtinës, shumë pranë Bibliotekës Kombëtare, është shkatërruar.
Kjo s’është hera e parë që po shkatërrohen minibibliotekat e vendosura në pjesë të ndryshme të kryeqytetit.
{gallery}
Cak i sulmeve kanë qenë të gjitha minibibliotekat që vendoseshin, duke nisur nga ato në “Bregun e Diellit”, transmeton Koha.net.
Lexo edhe: Kamerat e sigurisë - hapi i radhës për ruajtjen e minibibliotekave në Prishtinë
Drejtori i organizatës ETEA, Agon Ahmeti, kishte thënë se ideja e minibibliotekave ka pasur interesim të madh të qytetarëve, ndonëse, ato u bën cak i sulmeve të vazhdueshme.
Artikuj të ngjashëm
-
Universiteti i Prishtinës përsërit thirrjet për ndalimin e ndërtimeve brenda kampusit
-
UP-ja kërkon hetim për ndërtimin e një objekti brenda natës në kampus
-
Banorët e Bregut të Diellit në hall nga minjtë
-
Banorët kërkojnë nga Komuna e Prishtinës qytet pa mbeturina
-
Rrënohet pompa ku do të ndërtohet objekti i Ministrisë së Bujqësisë, arrestohet kandidati i PDK-së për deputet