Kulturë

Kamerat e sigurisë - hapi i radhës për ruajtjen e minibibliotekave në Prishtinë

Kamerat e sigurisë - hapi i radhës për ruajtjen e minibibliotekave në Prishtinë
 

Nga rreth 100 libra, “Trimi i mirë me shokë shumë” i Sylejman Pitarkës u ka shpëtuar grabitësve në oborrin e shkollës “Pavarësia” në “Lagjen e Spitalit”.

Libri i botuar më 1998 ishte marrë nga lexuesit para se titujt e tjerë të kësaj minibiblioteke të grabiteshin. Të dielën “Trimi...” është kthyer, shkruan sot “Koha Ditore”. Pos kësaj minibiblioteke, pa kaluar tri ditë prej kur janë vendosur, edhe ajo e “Bregut të Diellit” ka qenë cak i sulmeve. Të dytës i janë thyer xhamat. Por këto të dyja nuk janë halli i vetëm sa i përket këtij projekti për shpërndarje të librave nëpër lagje të kryeqytetit.