Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Giacinto Di Pietrantonio, kurator “Autostrada Biennale”

Prishtinë 25 tetor − Bienalja ndërkombëtare e artit bashkëkohor “Autostrada Biennale” ka emëruar kuratorin e edicionit të dytë që do të mbahet vitin e ardhshëm.

Giacinto Di Pietrantonio nga Milano do të jetë kuratori i edicionit, që fillon në korrik e zgjat deri në shtator të 2019-s në Prizren. Di Pietrantonio është profesor i historisë së artit në Akademinë e Breras në Milano dhe kurator i rezidencave artistike si “BoCs Art”, shkruan sot Koha Ditore.

Prej vitit 2000 deri në vitin 2017 ai ishte drejtor i Galerisë së Artit Modern dhe Bashkëkohor të Bergamos, në të cilën ai tani mban pozitën e këshilltarit. Di Pietrantonio ishte kryeredaktor dhe zëvendësdrejtor i “Flash Art Italia” nga 1986 në 1992 dhe nga 1994 deri në 1996 ishte këshilltar për artin vizual të rajonit, Abruzzo./Sh.M

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)