Moti sot në Kosovë parashihet të jetë kryesisht i vranët e me riga shiu.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se temperaturat minimale parashihen të sillen mes 3 dhe 7 gradë celsius e maksimalet mes 8 dhe 13 gradë.
“Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s”, ka njoftuar IHMK.
