Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“DokuFesti” shpalli listën e plotë të filmave në tetë programet garuese

Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër, DokuFest, të premten ka shpallur listën prej 109 filmave në tetë programet garuese që do të synojnë të fitojnë çmimet e festivalit.

Sipas njoftimit nga organizatorët, “programet garuese të edicionit të 21-të të DokuFest janë plot me filma që do të na bindin se filmi është e vetmja formë e artit që na ngjall dëshirën për të ndryshuar botën, duke prekur spektrin e plotë të emocioneve tona”.

Drejtori artistik i DokuFest, Veton Nurkollari, është i bindur që filmat e përzgjedhur do ta mahnisin audiencën.

“DokuFest ka kënaqësinë t’i rikthehet ritmit të mëparshëm, me një program eklektik të filmave, që me shumë bindje them se do ta mahnisë, prekë, e madje edhe ta trondiste audiencën. Të jemi në gjendje të prezantojmë vepra të cilësisë më të lartë, vit pas viti, për audiencën tonë gjithnjë në rritje, është qëllimi ynë më i madh dhe ne jemi veçanërisht të emocionuar për këtë”, ka thënë Nurkollari.

Ndërkohë, Samir Karahoda, programues i filmave të shkurtër në DokuFest, u shpreh i emocionuar me temat e sivjetmë që do të trajtohen nga filmat e përzgjedhur nga festivali.

“Ndihemi jashtëzakonisht të lumtur për atë që kemi përgatitur dhe atë që do të ndajmë me publikun tonë dhe dashamirësit e formatit të filmave të shkurtër. Prezantimi i një larmie veprash të veçanta dhe të freskëta që trajtojnë temën e sivjetme të festivalit dhe të historive të paparë deri më tani, është ajo që më emocionon më së shumti”, ka thënë Karahoda.

Edhe “DokuFesti” me 104 filma garues dëshmon fuqinë e dokumentarit Kulturë “DokuFesti” me 104 filma garues dëshmon fuqinë e dokumentarit

“Në ditët në vijim, DokuFest do të vazhdojë me publikimet e programit, duke përfshirë përzgjedhjen e filmave për programin e njohur View From the World, një mori programesh tjera të kuruara posaçërisht për këtë edicion, si dhe të performancave muzikore”, thuhet në njoftim.

DokuFest do të mbahet nga 5 deri më 13 gusht në Prizren.