Në vazhdimësi të aktiviteteve të programit “Brick” u shënua edhe Java Kundër Bullizmit dhe Dita Ndërkombëtare e Tolerancës. Nxënësit e shkollës fillore “Muharrem Shemsedini” në Ferizaj i prezantuan punimet e tyre në një ekspozitë të përbashkët.
Punimet janë realizuar nga nxënësit e shkollës fillore “Muharrem Shemsedini” të Ferizajt. Nëpërmjet artit, ata shënuan Javën kundër Bullizimit si dhe Ditën Ndërkombëtare të Tolerancës, raporton Express i KTV-së.
Bulizmi ose ngacmimi me qëllim nënçmimi është fenomen shqetësues jo vetëm për shoqërinë tonë, por në mbarë botën. Nxënësit ferizajas nëpërmjet kësaj ekspozite japin mesazhe kundër këtij fenomeni.
Nxënësit janë të informuar për këtë dukuri dhe e shpjegojnë këtë përmes artit.
Arjeta Selmani, arsimtare e Artit Figurativ, thotë se kjo iniciativë është mjaft e rëndësishme për nxënësit.
Ky aktivitet është pjesë e programit “Brick” që implementohet nga Organizata CDF në partneritet me Qendrën për Studime të Avancuara FIT.
-
Në Ferizaj nis fushata vetëdijësuese kundër bullizmit në shkolla
-
Fëmijët e Ferizajt njoftohen rreth sigurisë në internet
-
Me moton “Unë për ty, ti për tokën” u organizuan tri ngjarje
-
“Jetëso idenë” ndihmon kompletimin e kabineteve në shkollat e Ferizajt
-
Të mbajmë fëmijët të sigurt gjatë përdorimit të internetit