Arbëri

Fëmijët e Ferizajt njoftohen rreth sigurisë në internet

Nxënës të shkollës “Muharrem Shemsedini” në Ferizaj, kanë ndjekur seminarin “Siguria e fëmijëve të internet”, aktivitet ky i organizuar në kuadër të programit “BRICK”.

Qëllimi i seminarit është t’i njoftojë nxënësit me rreziqet potenciale gjatë përdorimit të internetit dhe t’i përgatisë që t’u shmangen këtyre rreziqeve.