Prindërit po ndjekin seminarin “Siguria e fëmijëve në internet”. Ky aktivitet është i fundit në kuadër të programit “Brick”, që u mbajt në shkollën fillore “Jeronim de Rada” në Ferizaj.
Qëllimi i seminarit është t’i njoftojë prindërit me rreziqet potenciale gjatë përdorimit të internetit të fëmijëve dhe t’i përgatisë ata t’u shmangen këtyre rreziqeve, transmeton KTV.
Një numër i konsiderueshëm e kanë ndjekur seminarin që përfundoi me një pyetësor rreth njohurive për “Sigurinë e fëmijëve në internet”.
Prindërit e cilësojnë si mjaft të dobishëm këtë seminar dhe informatat që kanë përfituar prej tij.
Ky aktivitet është pjesë e programit “Brick”, që implementohet nga organizata CDF në partneritet me Qendrën për Studime të Avancuara “FIT”.
-
Fëmijët e Ferizajt njoftohen rreth sigurisë në internet
-
Java e përdorimit të sigurt të internetit
-
“Brick” mban trajnime për përpunimin e drurit me nxënësit e Ferizajt
-
Të mbajmë fëmijët të sigurt gjatë përdorimit të internetit
-
“Gjuha e urrejtjes në internet”, FIT në kuadër të BRICK-ut me ligjëratë informuese