Me moton “Unë për ty, ti për tokën”, program “Brick” i ka realizuar tri aktivitete. Aktiviteti ka nisur me ekspozitën e mbajtur në sheshin “Adem Jashari”, që solli fotografi e mesazhe të ndryshme për mbrojtjen e mjedisit.
Kjo ekspozitë zuri vend në shesh, ku të rinjtë e Ferizajt bën thirrje për mbrojtjen e mjedisit, në përpjekje për të nxitur qytetarët për reagim. Nga thirrja përmes fotografisë, ngjarja vazhdoi me marshin me të njëjtën moto “Unë për ty, ti për tokën” në po të njëjtin shesh në qytetin e Ferizajt.
Shumë të rinj iu drejtuan qytetarëve për bashkim në marsh. Përveç nxënësve, thirrjes për mbrojtje të mjedisit iu bashkua edhe profesoresha e tyre. Aktiviteti i fundit i “Unë për ty, ti për tokën” u finalizua me shpërndarjen e 32 shportave ricikluese në tetë shkollat e rrethinës së Ferizajt.
Adea Rexhepi si lidere e grupit të nxënësve që e kanë realizuar projektin e mbështetur nga programi “Brick”, flet për rëndësinë e këtyre aktiviteteve. Ky aktivitet është pjesë e programit “Brick”, themeluar dhe implementuar nga organizata CDF.
-
“Brick” nxit nxënësit ferizajas në aktivitete kundër bullizmit
-
Programi “BRICK” dhe “Mural Fest” fuqizojnë rininë e Ferizajt
-
Në Ditën Botërore të Mjedisit fëmijët e kopshtit pikturojnë planetin që e duan
-
“MuralFest” në pritje të skicës që modernizon të kaluarën
-
Marsh në Ferizaj kundër përdorimit të narkotikëve nëpër shkolla