Kulturë

“Frymë shqiptare” si një thirrje për veprat e harruara

Mjeshtëria e interpretimit nga Merita Rexha-Tërshana, në “ReMusica” është njëra anë e medaljes. Arsyeja e përzgjedhjes së veprave është tjetra

Koncerti i dytë i edicionit të sivjetmë të “ReMusicas” shkon përtej interpretimit. “Frymë shqiptare” erdhi edhe si thirrje për nxjerrjen nga harresa të krijimtarisë muzikore shqipe. Me 17 vepra të 9 kompozitorëve nga Shqipëria e Kosova, Merita Rexha-Tërshana ka dëshmuar mjeshtërinë e saj. Po ato i ka harmonizuar si një thirrje vëmendja institucionale ndaj tyre

Tingujt muzikorë mund të dalin përtej të qenit pjesë e partiturës dhe mund të zhyten brenda vargjeve poetike për atdheun, kombinimeve të ngjyrave të natyrës. Ky ritëm mund të marrë me vete shikues të huaj dhe t’i dërgojë në lokalitetet ku tradicionalja gërshetohet me klasiken.

E në secilin nga takimet e gishtërinjve me pianon, një gjë mund të vihet re: pesha e prejardhjes në formimin e personalitetit profesional e personal.