Kulturë

Kosova e themelon Operën me mungesë kuadri e ndërtese për shfaqje

Me 75 vota për dhe pa asnjë kundër apo abstenim, deputetët kanë hapur rrugën për krijimin e institucionit, të cilin vetëm Kosova nuk e ka pasur nga të gjitha vendet në rajon

Kërkesa e kamotshme e komunitetit artistik në vend ka hedhur një hap më tej drejt realizimit. Kuvendi i Kosovës i ka dhënë dritën jeshile propozim-vendimit të Qeverisë për themelimin e Operës së Kosovës si institucion i shërbimit të pavarur. Me 75 vota për dhe pa asnjë kundër apo abstenim, deputetët kanë hapur rrugën për krijimin e institucionit, të cilin vetëm Kosova nuk e ka pasur nga të gjitha vendet në rajon.

 

Pozitë e opozitë me shumicë votash të hënën kanë votuar propozim-vendimin për themelimin e institucionit të Operës së Kosovës. Duke e vlerësuar si kthim të dinjitetit për artistët dhe artdashësit në vend, kryeministri Albin Kurti e ka përmendur 2022-n si vitin kur Opera do të hapë dyert e saj për performanca e shfaqje. Por, njohës të problematikës në vend kanë rezerva serioze nëse institucioni i sapothemeluar do të fillojë funksionimin

Kërkesa e kamotshme e komunitetit artistik në vend ka hedhur një hap më tej drejt realizimit. Kuvendi i Kosovës i ka dhënë dritën jeshile propozim-vendimit të Qeverisë për themelimin e Operës së Kosovës si institucion i shërbimit të pavarur. Me 75 vota për dhe pa asnjë kundër apo abstenim, deputetët kanë hapur rrugën për krijimin e institucionit, të cilin vetëm Kosova nuk e ka pasur nga të gjitha vendet në rajon.

Në seancën e së hënës në Kuvend, teksa ka paraqitur këtë propozim-vendim, kryeministri Albin Kurti ka vlerësuar se themelimi i Operës shtyn përpara planin e Qeverisë për të mbështetur artistët në vend.