Rrugëtimi për në botën e Qëndresë Dedës fillon me tregime e mall të fëmijërisë, të shndërruar në diçka më të madhe.
Një hapësirë e dominuar nga ngjyra blu, një barkë që e paraqet brishtësinë dhe fjalët e artistes, e përbëjnë lojën delikate të prezantuar nga fituesja e çmimit “Artistët e së nesërmes”
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE emërtuar “Anija e budallëve, anija e shtetit, Platoni, anija kozmike Tokë, Robinsoni, e të gjithë që janë të kushtëzuar si ajo anije…”, kjo ekspozitë qëndron mes ëndrrave të fëmijëve e nostalgjisë të së rriturve, raporton “Express” i KTV-së.
Deda tani vijon studimet në Lubjanë të Sllovenisë, gjë që i ka pamundësuar kontaktin me audiencën.
Gjatë 2020-s, Qendra për art bashkëkohor “Stacioni”, do të vazhdojë me aktivitete, ndër të cilat, dallohet shkolla verore.
Ekspozita e veçantë e Qëndresë Dedës, do të jetë e hapur për publikun deri më 8 shkurt.