Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

LIVE: Konferenca për shtyp e Kosovës para ndeshjes me Austrinë

Foda- Vojvoda

Përfaqësuesja e Kosovës e mban konferencën për shtyp para ndeshjes së rëndësishme të Grupit B3 të Ligës së Kombeve ndaj Austrisë. Ndeshja ndaj Austrisë luhet në Vjenë, nga ora 18:00, në stadiumin “Ernst Happel”. Në konferencën për shtyp, të pranishëm janë përzgjedhësi Franco Foda dhe Mërgim Vojvoda. Kosova në ndeshjen e parë të enjten mbrëma fitoi 1:0 ndaj Irlandës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Golin e fitores e realizoi Vedat Muriqi, në minutën e 83-të. Austria e mposhti Izraelin 3:1 në Linz.


Franco Foda: 

“Sigurisht që bëhet fjalë për tre lojtarë që janë me kualitet të lartë. Austria e ka dëshmuar se luan lojë të mirë edhe pa ta. E treguan edhe ndaj Izraelit. David Alaba, Marcel Sabitzer, Marko Arnautoviq janë lojtarë kualitativ dhe do të mungojnë. Edhe te ne është tërhequr kapiteni. Kjo u jep rastin lojtarëve të rinj. Erblin Osmani luajti me ne. Në kohën time lojtarë si Kalajxhiq ishin të rinj, por shikoni ku kanë arritur”


Franco Foda për Lorent Tolajn dhe Arianit Fazlijën:

“I njoh këta dy lojtarë. E di cilësinë e lojës së tyre. Mendoj se është me rëndësi të koncentrohemi në lojën e nesërme. Kemi 27 lojtarë dhe të shohim ndoshta edhe ata do të luajnë për Kosovën”


Franco Foda:

“E kam thënë edhe më parë. Austria është favorite në këtë grup. Është e mundur gjithçka që të ndodhë nesër. Ne fituam ndaj Irlandës. Ne duhet të paraqitemi sa më mirë që është e mundur. Të vazhdojmë të luajmë me agresivitet si në herën e kaluar. I gëzohemi kësaj loje. Kemi shumë tifozë kosovarë në stadium. Kemi vetëbesim, kemi luajtur me përfaqësuese të forta. Dhe nesër shpresoj në lojë të mirë”.


Franco Foda: 

“Pas lojës me Irlandën jemi përgatitur për ndeshjen me Austrinë. E kemi analizuar edhe lojën e fundit. I njoh disa lojtarë që kanë luajtur edhe me mua. E dimë çfarë po na pret. Kjo skuadër e Austrisë luan në mënyrë agresive, bën presing të lartë, duhet të jemi të kujdesshëm. Jemi të përgatitur, por në fushë vendosin detajet”


Mërgim Vojvoda:

“Gjendja është e mirë. I gjithë ekipi është në dispozicion. Presim që të jemi gati për ndeshjen e nesërme”.