Sonte në “Express” do të zhvillojmë bisedë me Sihana Klisuricën, nga Fondacioni “Shtatëmbëdhjetë”. Bashkë shpalosim detaje rreth tri ekspozitave që do të hapen në “Galeria 17” gjatë “Pop-up Art Week 2025”, ku hapësira shndërrohet në një skenë takimesh mes artit, imagjinatës dhe komunitetit.
Po ashtu sjellim sjellim materiale interesante nga skena kulturës. Në qendër të ekspozitës është Leutrim Morina, fitues i çmimit të edicionit të sivjetmë për garën “Artistët e së Nesërmes”. Praktika e tij në pozicionin mes Kosovës dhe Gjermanisë prej disa vjetësh i ka vendosur identitetin, përvojën personale dhe qëndrimin politik në zemër të punës artistike. Morina lëviz lirshëm mes pikturës, performancës dhe ndërhyrjeve në hapësira publike, duke krijuar një zë të dallueshëm që e artikulon brishtësinë dhe rezistencën brenda të njëjtit gjest.
Përveç tjerash do të ketë dhe lajme nga skena botërore e showbizit me protagonistë si, Katw Winslet, Donald Trump dhe të tjerë.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!