Sonte në “Express” do të fokusohemi te ngjarjet nga fusha e artit. Nëpërmjet portreteve të vajzave të reja xhudiste, që Anaïs Horn dhe Verena Walzl i quajnë monumentale, poezisë në stil japonez dhe elementeve të performancës, projekti rishqyrton figurën e heroit. Jo përmes narrativave tradicionale por përmes përditshmërisë së xhudos si praktikë sportive. Në qendër janë vajzat e reja që stërviten në ekspozitën “Butësia kontrollon fortësinë”.
Po ashtu ju sjellim një material nga skena ndërkombëtare. Një koleksion gjigant, i paparaqitur më parë i veprave të Henri Rousseau, pritet me shumë interes në Paris. Në ekspozitë do të shfaqen disa nga pikturat më të njohura të artistit francez, përfshirë “The Sleeping Gypsy”.
Nuk mungojnë as lajmet nga showbizi ku në fokus kemi yjet botëror si, Dua Lipa, Tom Holand, Timothée Chalamet e Zendaya.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!
-
“Butësia kontrollon fortësinë” për një heroizëm të ri
-
“Bidermani dhe zjarrvënësit” në shpërfilljen e së keqes, sonte në “Express”
-
“Nga errësira në dritë” me traditën e të kaluarën si vizion, sonte në “Express”
-
Arratisja në botë tjetër me “të zhbësh, të shpërbëhesh, të zhdukesh”, sonte në “Express”
-
“Poezi për Fuqi”, mbrëmje poetike për barazi, guxim e fuqi kolektive, sonte në “Express”