Sonte në “Express” do të zhvillojmë bisedë me aktoren, poeten dhe moderatoren, Xhejlane Tërbunja, me të cilë shpalosim detaje nga ngjarja “Poezi për Fuqi”, e organizuar nga “Artpolis”. Në prag të 8 marsit, kjo mbrëmje poetike mbledh njerëz profesionesh të ndryshme e që shumica emërues të përbashkët kanë artin.
Po ashtu sjellim një material nga skena e artit pamor. Një pikturë që dikur ishte refuzuar si vepër e Rembrandt van Rijn, tani është njohur si një punë e mjeshtrit holandez, falë dy viteve shqyrtimi në qytetin ku artisti, atëherë 27 vjeç, e pikturoi në vitin 1633. Muzeu kombëtar i artit dhe historisë i Holandës, “Rijksmuseum”, prezantoi veprën “Vision of Zacharias in the Temple”, duke njoftuar se analiza e kujdesshme, përfshirë skanime të teknologjisë së lartë, ka konfirmuar se ajo u pikturua nga Rembrandti, pasi ai u zhvendos në kryeqytetin Amsterdam.
Nuk mungojnë as lajmet ndërkombëtare ju në fokus kemi yjet si, Rita Ora, Shakira dhe grupi i muzikës K-Pop, “BLACKPINK”.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!
-
“Butësia kontrollon fortësinë” për një heroizëm të ri, sonte në “Express”
-
Express festiv – vit i paharruar për artin dhe kulturën
-
“Asgja s’ka ndryshu” në lojë poetike me përditshmërinë, sonte në “Express”
-
Ulqini zhvendoset në Prishtinë me frymën e ngjyrave bregdetare, sonte në “Express”
-
Shfaqja “Sytë e ujkut” me trishtimin e pasojat e dhunës që heshtet, sonte në “Express”