EXPRESS

Shfaqja “Sytë e ujkut” me trishtimin e pasojat e dhunës që heshtet, sonte në “Express”

Shfaqja “Sytë e ujkut”

Sonte në “Express” do të shpalosim detaje rreth shfaqjes “Sytë e ujkut”, me tekst të Doruntina Bashës e regji të Kushtrim Koliqit. Nga e sotmja merret me derivatin e dhunës seksuale që ka ngjarë në luftë dhe është e përditshme në një familje ku jetojnë tri gjenerata: gjyshja, e bija dhe mbesa. Shfaqja nuk është mesazh, është thirrje e fuqishme për ta hapur një temë të heshtur dhe atë e trajton zëshëm e mjeshtërisht.

Po ashtu do të sjellim atmosferë nga premiera e filmit të regjisores, Parta Kelmendi, “Era”, i cili tashmë ka filluar të shfaqet në Cineplexx Kosova. Ndërkaq, mbrëmja e parafundit e festivalit “KamerFest” u shënua me koncertin “Ravel 150 – violina & violonçeli në dialog”, dedikuar 150-vjetorit të lindjes së kompozitorit francez, Maurice Ravel.  

Përveç tjerash do të ketë dhe lajme nga skena botërore e showbizit me protagonistë yje si, Robert De Niro, Al Pacino, Guillermo Del Toro dhe të tjerë.  

Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!