Sonte në “Express” do të zhvillojmë bisedë me aktorin kosovar, Armend Smajli. Prapa vetes ai numëron role të shumta filmike e teatrale, përfshirë këtu rolin në filmin e ri të Parta Kelmendit, “Era”, i cili tashmë po shfaqjet në rrjetin e kinemave Cineplexx, dhe nga e shtuna do të jetë në dispozicionin e publikut në qytetin e Pejës.
Po ashtu ju sjellim një material nga skena e muzikës klasike. Në vazhdën e edicionit të 24-t të festivalit “ReMusica”, janë mbajtur të martën dy koncerte. “Rrënjët” dhe “Nga Perëndimi në Lindje” kanë sjellë për publikun e Prishtinës dy forma të ndryshme të muzikës, duke u njësuar kështu edhe me temën e sivjetme të festivalit, “Contrasts”. Pas virtuozitetit të veprave me klarinetë, ka frymuar edhe muzika shqipe me tinguj të kitarës.
Përveç tjerash do të ketë dhe lajme nga skena botërore e showbizit me protagonistë yje si, Sean Diddy Combs, Megan Fox dhe dhe të tjerë.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!
-
“Era”, film që pasqyron Kosovën e viteve ’90 në sytë e një adoleshenteje
-
“Era” në kërkim të lirisë dhe identitetit, të shtunën në “Nëpër Film”
-
“Era” në vorbullën e viteve ’90 midis ferrit e ngjyrave të jetës, të shtunën në “Nëpër Film”
-
“Era” në vorbullën e viteve ’90 midis ferrit e ngjyrave të jetës
-
Shfaqja “Sytë e ujkut” me trishtimin e pasojat e dhunës që heshtet, sonte në “Express”