Në edicionin special të emisionit “Express” për festat e fundvitit, u përmbyll një vit i paharruar për skenën e artit dhe kulturës në vend, me një darkë të shtruar dhe bashkëbisedë me katër të ftuar në studio, Elikona Hysaj-Shala, solo-këngëtare dhe udhëheqëse e korit për fëmijë “Okarina”, Dukagjin Podrimaj, aktor i shumë roleve në filma ndërkombëtarë, Xhejlane Tërbunja, aktore dhe poete e shquar si dhe, Kushtrim Dushi, themelues i “RAVE” dhe “Prishtina Music Conference”.
Biseda në fokus ka sukseset dhe gjërat pozitive që e kanë karakterizuar vitin 2025 në karrierën e tyre, por edhe në skenën kulturore në vend.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo