Sonte në “Express” sjellim materiale nga arti dhe kultura. Ka qenë 6 mars i vitit 1999, kur trupa artistike ushtarake e UÇK-së organizoi për herë të parë Epopenë në shenjë nderimi në përvjetorin e parë të rezistencës dhe sakrificës së familjes Jashari. Rimorkioja u improvizua si skenë dhe aty u dha shfaqja “Ai është gjallë”. Fryma e lirisë, gjëllin krenueshëm edhe 28 vjet pas dhe dëshmi për këtë ka qenë edhe akademia përkujtimore që ka kulmuar me koncert, të premten mbrëma.
Nga skena botërore e fillmit, për të gjithë fansat e “Mortal Combat”, së shpejti lansohet edhe filmi i dytë që sjell betejat e personazheve të bazuara në videolojën e popullarizuar me të njëjtin emër. Po ashtu, ylli i njohur i hollywoodit, Elizabeth Banks, shërben si aktore dhe producentë ekzekutive e serialit të ri “The Miniature Wife”, i cili trajton një ngjarje jo të zakonshme.
Nuk mungojnë as lajmet nga showbizi ku në fokus kemi yje si, Rihanna, Bebe Rexha dhe Keanu Reeves.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!
-
Epopeja e UÇK-së, një harmoni tradite që frymon liri
-
“Gjurmë të grafikës” nxjerr nga thesaret edhe vepra të papara shqiptare, sonte në “Express”
-
“Java e Frankofonisë”, edicioni i 26-të me program të pasur kulturor, sonte në “Express”
-
Filharmonia me koncert unik si uverturë para Berlinit, sonte në “Express”
-
Epopeja e UÇK-së në imazhe e kujtesë si shenjë lirie e sakrifice