Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
EXPRESS

“Gjurmë të grafikës” nxjerr nga thesaret edhe vepra të papara shqiptare, sonte në “Express”

Gjurmët e Grafikës

Sonte në “Express” ju informojmë me ngjarjet e fundit nga skena e artit dhe kulturës. Ekspozita “Gjurmë të grafikës” i ngjan një lloj gërmimi thesaresh të artit shqiptar duke nxjerrë prej aty edhe vepra që nuk janë parë deri më tani në publik. Kuruar nga Genc Rezniqi, ekspozita është unike dhe e veçantë për faktin se shumë prej veprave janë shfaqur premierë ndonëse datojnë që nga fundi i viteve ‘50. Disa si asnjëherë më parë debutojnë para publikut si grafistë. Janë emra që shquar të cilët kanë shënjuar artin shqiptar.

Po ashtu ju sjellim materiale nga skena ndërkombëtare e artit. Gruaja e njohur si “Mbretëresha e Ketaminës”, e përfshirë në rastin e vdekjes së aktorit të njohur amerikan, Matthew Perry, është dënuar me 15 vjet burg.

Nga kinematografia, ju sjellim atmosferën nga qilimi i kuq i shtruar në Los Angeles për premierën e sezonit të tretë të serialit hit, “Euphoria”. Yje të shquar të Hollywoodit si, Zenday, Jacob Elordi e Sydney Sweeney, ishin të pranishëm në këtë ngjarje.

Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!